Vrau kunatin pasi i përdhunoi vajzën, 50-vjeçari shqiptar lihet në “arrest shtëpie”
Fatmir Tarellari, 50-vjeçari shqiptar, autor i dyshuar i vrasjes në Volos është lënë në “arrest shtëpie”.
Një hetues dhe një prokuror, sipas “Tachydromos”, kanë rënë dakord që 50-vjeçari, i cili të mërkurën e datës 10 janar, vrau kunatin, pak orë pasi u informua nga vajza e tij se 33-vjeçari e kishte përdhunuar që në moshën 9-vjeçare dhe së fundmi e shantazhonte duke i zhvatur para duke e kërcënuar se do të publikonte video materiale kundër saj, të linte qelinë.
Shqiptari, i cili akuzohet për vrasje me dashje, përdorim të armës dhe armëmbajtje, është lënë përkohësisht në arrest shtëpie në shtëpinë e vajzës së tij , derisa këshilli gjyqësor të vendosë për fatin e tij pas pesë ditësh.
Alexis Kougias, një nga dy avokatët e të pandehurit, në deklarimet e tij ka deklaruar se 50-vjeçari nuk është kriminel dhe arma është shkrepur gjatë përleshjes.