Aktualitet dhe Lajme

Durrës/ Vidhen targat e automjeteve të parkuara, policia hap kamerat e sigurisë

Share

Gjatë mbrëmjes së djeshme, janë vjedhur targa të disa prej makinave të parkuara para banesave në Sukth.

Policia është vënë në kërkim të një personi, i cili ka kryer këtë vepër.

Efektivët e stacionit të policisë Plazh, po bëjnë këqyrjen e kamerave të sigurisë me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Duke pasur parasysh rastin e ekzekutimit të Gëzim Sinomatit në Vlorë, ku targat e makinës që përdorën autorët ishin të vjedhura, lind dyshimi se edhe në këtë rast targat e vjedhura të makinave mund të përdoren për kryerjen e veprave kriminale.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button