Aktualitet dhe Lajme

Vrau bashkëmoshatarin Martin Cani, prokuroria ashpërson akuzën ndaj autorit

Share

Prokuroria ka ashpërsuar akuzën për autorin e dyshuar të vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani. Ndaj të miturit Mario Perlleshaj, është ngritur nga Prokuroria akuza e vrasjes në rrethana cilësuese.

Ndërkohë, Policia e kishte referuar për akuzën e vrasjes me dashje 14-vjeçarin, i cili vrau bashkëmoshatarin jashtë derës së shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”, pas mbarimit të orës së mësimit më 18 Nëntor.

Gjithashtu, ndaj të miturit rëndon edhe akuza e mbajtje pa leje të armëve të ftohta.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button