Aktualitet dhe Lajme

Vrasja në Kurbin/ Policia hap kamerat e sigurisë së firmës, për ҫfarë dyshohet

Share

Mëngjesin e kësaj të shtune, Kurbini u trondit të shtunën një ngjarje e rëndë, ku  70-vjeçari Selman Mihana me profesion ekonomist, humbi jetën dhe i plagosur mbeti pronari firmës së inerteve, Ardian Gjeloshi.

Pronari dhe punonjësi i firmës, u qëlluan në ambientet e zyrave.

Sipas informacioneve, raportohet se Policia ka administruar të gjitha pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat do të ndihmojnë në identifikimin edhe kapjen e autorëve.

Sipas policisë, autorët kanë qëlluar me automatik dhe në këtë skenar kanë qenë të përfshirë tre persona, dy kanë hyrë në ambientet e firmës dhe një i tretë i ka pritur në makinë.

Policia e Lezhës, më herët tha për mediat se objektivi ka qenë pronari i firmës, dhe pistat kryesore ku po hetohet janë konfliktet dhe mosmarrëveshjet që pa pasur 51-vjeçari në aktivitetin e tij.

Ardian Gjeloshi, ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.

Ai ka marrë dy plumba, një plagë në ije pranë legenit dhe një plagë në bërrylin e majtë, ku plumbat kanë hyrë dhe kanë dalë.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button