Aktualitet dhe Lajme

Vlora 3 ditë pa ujë/Bujar Leskaj: Bashkia dhe Ndërmarrja e Ujësjellësit, eksperimentojnë me qytetarët !

Share

Nga Bujar Leskaj
Ditën e djeshme, nëpërmjet një njoftimi “për të shkuar radhën”, Bashkia Vlorë, njofton se për 3 ditë qyteti nuk do të furnizohet me ujë, nga ana e Ndërmarrjes së Ujësjellësit Vlorë, dhe nëpërmjet këtij njoftimi antiqytetar, paturpësisht, ju jep qytetarëve vetëm disa orë kohë për të marrë masat për 3 ditët që qyteti do jetë pa “pikë ujë”.

Vlora, për 3 ditë, do kthehet në një shkretëtirë të madhe; çdo familje e biznes vlonjat nuk do të ketë asnjë minutë furnizim me ujë.

Është më shumë se sa ç’njerëzore, që Vlora, mbreterësha e ujit, për 3 ditë të paralizohet nga mungesa e furnizimit me ujë.

Ndërmarrja e Ujësjellësit dhe Bashkia Vlorë, po e kthejnë qytetin në nje laborator të madh eksperimental, ku qytetarëve ju hiqet furnizimi me ujë për 3 ditë, në këtë fillim vere, ku temperaturat janë gjithmonë e në rritje.

Ndërprerja e furnizimit me ujë, për qytetin, është shkelje e të drejtave, duke u bërë një krim i madh ndaj qytetarëve vlonjatë !

“Reforma” e bashkimit te ujesjellesve duke krijuar super ndermarrje gjoja per te permiresuar sherbimin dhe gjendjen e tyre financiare, “rezultatin” e pare te saj e dha ne fillim te vitit.

Vendim i bere tashme publik dhe qe ka filluar te aplikohet tregon se çmimi i ujit per familjaret nga muaji shkurt eshte 33.3 per qind me i larte sesa ai qe paguhej me pare.

Enti Rregullatir i Ujit ka miratuar tarifen prej 60 leke/m3 per abonetet familjare te cilet paguanin me pare 45 leke/m3.

Per biznesin kjo tarife eshte 20 per qind me te larta.

Sherbimi i largimit te ujerave te ndotura per familjaret arrijne ne 17 leke, me nje rritje 13 per qind ne raport me tarifen e meparshme.

Per biznesin kjo tarife eshte 28 leke me nje rritje 12 per qind nga ajo me pare.

Rritje kane pesuar edhe tarifat fikse mujore per sherbimin duke u dyfishuar per konsumatoret familjare nga 100 ne 200 leke ne muaj kurse per bizneset eshte rritur me me shume se 2.5 here.

Kete “dhurate” ne fillim viti qytetaret e kane nga kryetari i Bashkise Vlore Dredha i II, i mbeshtetur nga keshilltaret socialiste te cilet votojne per Partine dhe jo per qytetaret e Vlores.

Per Partine, keshilltaret socialiste, jane gati te paguajne fatura te shtrenjta dhe te rendojne bashkeqytetaret me çmime qe do t’i varferojne edhe me shume.

Qytetaret e Vlores jane vjedhur dhe po vazhdojne te vidhen nga sekti ne pushtet, ndaj duhet reagim qytetar per te mbrojtur taksat, dinjitetin dhe qytetin e tyre.

Ujesjellsi si agjent tatimor i ka detyrim buxhetit te Bashkise Vlore shumen prej 1.3 milion euro te cilen nuk e ka depozituar.

Per kete shkelje flagrante nga ana e keshilltareve tane ne Keshillin e Bashkise Vlore eshte kerkuar shpjegim dhe ende sot nuk ka asnje reagim per kete shume maramendese.

Ujesjellesi nga te dhenat e fundit ka 428 punonjes, kjo nenkupton se sa shume jane shpenzimet per pagat dhe sigurimet shoqerore per kete ndermarrje.

Punesimet abuzive pa asnje kriter apo procedure ne kete institucion, Partia Demokratike Dega Vlore dhe une si Deputet i saj i kemi denoncuar edhe ne fushaten zgjedhore te vitit 2021, madje nuk jemi mjaftuar vetem me denoncimin publik por kemi referuar ne Prill te atij viti prane Prokurorise se Vlores kallezimin penal per “Shperdorim Detyre” te parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Se fundmi keshilltaret e opozites ne Keshillin e Bashkise Vlore pa dallim, kerkuan ngritjen e nje komisioni hetimor sa i perket dy problemeve ne Ujesjellesin e Vlores, investimet qe nuk perfundojne kurre dhe skemes se krijuar me disa punonjes te cilet me apo pa te drejte i jane drejtuar gjykates dhe me vendimet ne favor te tyre po cojne kete ndermarrje drejt falimentimit.


Huazuar nga StartNews.

Back to top button