Bare dhe RestoranteGuida dhe guiderHistori dhe TregimeHostele dhe BujtinaHoteleInformacion TuristikKulinari dhe ArtizanalePeshkopiProdukte DibreShqipëriaVisit Diber

Vizitoni Peshkopinë, Turi i qytetit

Nga Zyra e Informacionit Turiristik

Share

Peshkopinë që s’e keni njohur më parë! Vizito bukuritë e natyrës dhe shijo pasuritë e kulturës dhe traditës së qytetit!

Shijo dhe eksploro me ecje qytetin e Peshkopisë!

Përshkrimi i turit turistik të qytetit të Peshkopisë

Turi në qytetin e Peshkopisë njeh vizitorët me historinë, kulturën e trashëgimninë e qytetit, duke filluar me lagjen e vjetër, rrethinat e qytetit, muzeun, shëtitoren, pjesën urbane, administrative dhe sociale të tij.

Peshkopia është kryeqendra e Bashkisë së Dibrës, që ka 141 fshatra dhe e Qarkut Dibër, që ka në përbërje dhe 3 bashki të tjera: Matin, Bulqizën dhe Klosin. Mendohet që emri i Peshkopisë lidhet me ekzistencën e “Episkopatës së Stefanikës”, që në vitin 1020. Emri Episkopatë=Peshkopate=Peshkopi.

SHIJO NATYRËN, HISTORINË DHE USHQIMIN NË QYTETIN E PESHKOPISË

Eksperiencë në qytetin e vjetër të Peshkopisë. 

Vizitorët nën drejtimin e guidës njihen me lagjen Pazar, teqen e Peshkopisë dhe historinë e vjetër. Teqeja e Peshkopisë, përveç shërbimeve të karakterit fetar, kryente edhe shërbime të asistencës mjekësore për gjithë banorët. Njerëzit e shkolluar në Stamboll, falë njohurive që kishin marrë dhe duke shfrytëzuar vetitë kuruese të ujërave termale, ndihmonin banorët në trajtimin e sëmundjeve si reumatizma, parazitoza etj. Vizitorët mund të shikojnë dyqane artizanale dhe punime me dorë në pazar. Ngjitja për në rrugicat e lagjes së vjetër si dhe ndalesë te shtëpia e Lavdërim Shehut, e cila shërbeu si zyra për Bashkinë e parë të qytetit (1920) dhe ngjitur me të është godina e Bashkisë ekzistuese.

Turi 1

Vizitë në lagjen e vjetër dhe ujërat termale të Peshkopisë.

Vizitorët me ecje kalojnë në rrugët me kalldrëm të lagjes së vjetër, anash së cilës kanë qenë shtëpi të shumë banorëve që erdhën nga Dibra e Madhe, kryesisht tregtarë dhe zejtarë. Shikohen ndërtime karakteristike, sokaku në Dublec bashkë me çezmën e ujit, shtëpia karakteristike e Sul Shehut, kryetarit të parë të bashkisë apo themeluesi I Peshkopisë moderne në kohën e Zogut.

Soditje nga Pika vrojtuese e luginës së Shërimit.

Nga pika vrojtuese, sipër ish-HEC të Peshkopisë, ke mundësinë e vështrimit të Luginës së Shërimit, malin e Skërtecit, bjeshkën e Rabdishtit, malin e Zimurit, të cilat janë pjesë e parkut natyror Korab-Korritnik. Përballë është Boroviku i Begjunecit, një nga 41 monumentet natyrore të Dibrës. Vizitorët njihen edhe me Livadhet e Peshkut në Staravec, ku mendohet se kanë qenë qendrat kishtare, nga të cilat ka marë emrin dhe Peshkopia. Ujërat termale më parë menaxhoheshin nga kishat, të cilat siguronin të ardhura nga shfrytëzimi i tyre.

 Vizitë në qendrën balneare të Llixhave të Peshkopisë.

Në kompleksin balnear të Llixhave të Peshkopisë vizitori njihet me historikun e kësaj qendre, shërbimet dhe trajtimet që kryhen. Mund të vizitohen vaskat me ujërat termale dhe burimi i ujërave të termale. Nga qendra informuese turistike tregohet edhe “gradishta e Begjunecit”, me rrënoja historike.

 Ndalesë tek mulliri i ujit të Saraçëve

Shikohet stili i veçantë i ndërtimit dhe puna që bëhet në mullirin e ujit. Në të njëjtën kohë mund të shikohen burimet e ujit të ftohtë, që gjithashtu përdoren për arsye kuruese.

Dreka mund të konsumohet te lokalet në lagjen Llixha ose restorantet e qytetit.

Turi i qytetit dhe muzeut të Peshkopisë

Turi fillon tek godina e Bashkisë. Pastaj vazhdohet në bulevardin kryesor të qytetit, me ish-godinën e bashkisë, një objekt i vjetër karakteristik, me godinën e Prefekturës dhe institucineve të tjera si qendër e Qarkut të Dibrës.

Shëtitja në Bulevardin e Blineve, i famshëm për xhiron historitë e dashurisë, paradës së modës në vitet e socializmit. Vazhdon me bustin e Elez Isufit (Arusha e maleve), ikonë e luftës dhe qëndresës kundër serbit. Një vizitë tek Zyra e Informacionit Turistik, ku mund të njihen me atraksionet turistike të Dibrës dhe të blejnë ndonjë suvenir. Më pas një vizitë te Pallati i Kulturës “Haki Stërmilli”, ku mbahen koncerte të ndryshme foklorike, si dhe festivali “Oda Dibrane”, me pjesëmarje nga gjithë trevat shqiptare. Ky pallat mban emrin e shkrimtarit dibran Haki Stërmilli, romancieri i parë shqiptar, me romanin “Sikur të isha djalë”. Haki Stërmilli ka qenë Kryetari i parë i Qarkut Dibër pas Luftës së Dytë botërore. Me kujdesin e tij, duke shfrytëzuar tullat e gazermave ushtarake, ndërtoi  godinën e ish- Komitetit Ekzekutiv në fund të bulevardit. Ndalesë te shëtitorja e Skënderbeut, i cili këtu është në këmbë dhe pa përkrenare. Kjo lidhet me vendorigjinën e tij, si bir i Dibrës.

Një ndalesë para godinës së Gjimnazit, ku çeli dyert një ndër shkollat e para Pedagogjike në Shqipëri, e cila përgatiti mësues për gjithë Veriun e Shqipërisë. Përballë kësaj godine ndodhen bustet e dy prej figurave historike dibrane: Dom Nikoll Kaçorri dhe Haxhi Vehbi Dibra. Qëndrimi i tyre krah për krah dëshmon edhe njëherë për tolerancën fetare që e ka shoqëruar gjithnjë këtë komunitet. Raste të bashkëjetesës së komuniteteve të ndryshme fetare ka plot, që nga Kërçishti e deri në Lurë. Më pas një vizitë te Muzeu Historik i Dibrës. Në këtë muze ndodhet pavioni arkeologjik, etnografik dhe ai historik.

Kafe ose birë në një nga baret e shëtitores.

Vizitë në lagjet e qytetit;

Viztorët njihen me ndërtimet karakteristike të qyteteve në kohën e komunizmit, dhe organizimin social dh e shoqëror. Vizitojnë një qendër të fortifikuar, dhe deri tek stadium I qytetit.

Akomodimi dhe darka ne qytet 

Kohezgjatja: Turi optimal: 1 Dite

Gjatesia: 9 KM

Veshtiresia: I lehte

Një kafe nga ju!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button