Aktualitet dhe Lajme

VIDEO/ Zjarr i madh në Burrel, përfshihen nga flakët katër banesa

Share

Një zjarr i madh ka përfshirë katër banesa në qytetin e Burrelit. Janë përfshirë nga flakët katër banesa private të cilat ndodhen pranë hotelit të ish-uzinës.

Në vendngjarje ndodhen dy makina zjarrfikëse të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të zjarrit.

Një banesë është shkrumbuar plotësisht nga zjarri.

Deri në këto momente nuk raportohet për lëndime në njerëz. Ndërkohë që në orët në vijim pritet që të dalin detaje të reja mbi zjarrin dhe se çfarë e shkaktoi.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Artikuj të ngjashëm

Back to top button