Aktualitet dhe Lajme

VIDEO/ Sulm terrorist në Jeruzalem, 3 të vrarë dhe 6 të plagosur

Share

Tre persona u vranë mëngjesin e sotëm dhe gjashtë të tjerë u plagosën pas një sulmi me armë në një stacion autobusi në Jerusalem, sipas raportit të fundit të policisë izraelite.

“Dy terroristë të hipur në një makinë dhe të armatosur njëri me një M-16 dhe tjetri me pistoletë ” hapën zjarr ndaj qytetarëve që prisnin në një stacion autobusi rreth orës 07:40 (koha lokale), tha drejtori i policisë së Jerusalemit Doron Torgeman për gazetarët.

Sipas policisë, dy terroristë nga Jeruzalemi lindor që mbanin një M16 dhe një pistoletë arritën në kryqëzimin Givat Shaul pranë hyrjes së Jerusalemit të enjten në mëngjes dhe filluan të qëllonin mbi civilët që prisnin në një stacion autobusi përpara se të qëlloheshin dhe vriteshin nga forcat e sigurisë. Ambasadori i SHBA në Izrael, Jack Lew dënoi sulmin të enjten.

“Sulm i tmerrshëm terrorist në Jerusalem këtë mëngjes. Ne e dënojmë pa mëdyshje këtë dhunë brutale. Mendimet e mia janë me familjet e viktimave dhe shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për të gjithë të prekurit”.

Sulmin e dënoi edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Izrael, Dimiter Tzantchev, duke shkruar: “Dënoj sulmin terrorist me të shtëna në Jerusalem këtë mëngjes, i cili vrau tre persona dhe plagosi shumë izraelitë të tjerë. Ngushëllime të afërmve të viktimave. BE dënon të gjitha format e terrorizmit dhe qëndron përkrah Izraelit në këtë kohë të vështirë”.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button