Aktualitet dhe Lajme

VIDEO/ Përshëndetje fashiste në qendër të Romës, qindra militantë u mblodhën në 8 janar para ish-selisë së Lëvizjes Sociale Italiane

Share

Një turmë prej qindra personash është mbledhur para disa ditësh, në 8 janar para ish-selisë së Lëvizjes Sociale Italiane, një parti neofashiste e themeluar pas Luftës së Dytë Botërore e cila përfundimisht u shndërrua në partinë “Fratelli d’Italia” të kryeministres Georgia Meloni.

Në videon që ka qarkulluar gjerësisht në rrjet, qindra persona shfaqen duke bërë një përshëndetje fashiste. Një person bërtet më pas duke thënë “Për të gjithë shokët e rënë!”, një thirrje tipike tubuese e neofashistëve.

Kjo ngjarje u kritikua ashpër nga përfaqësues të opozitës italiane.

“Romë, 2024. Duket si viti 1924”, shkroi në rrjetet sociale Elly Schlein, kreu i Partisë Demokratike të qendrës së majtë.

Carlo Calenda, kreu i partisë centriste Azione, tha: “Ky është një turp i papranueshëm në një demokraci evropiane”.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button