Aktualitet dhe Lajme

VIDEO / Pasimi i i Berat Gjimishitit kap në befasi mbrojtjen e Juventusit, kapiteni i Shqipërisë asist kundër bardhezinjve

Share

Juventusi është ndalur në një barazim 2-2 nga Atalanta në javën e 28 të kampionatit. Goli i parë i takimit u shënua në minutën e 35 dhe mban autorësinë e Kopmajnersit.

Juventusi u kundërpërgjigj pjesën e dytë të takimit, kur Kambiasua ktheu sërish baraspeshën në minutën e 66.

Vetëm 4 minuta më vonë Miliku i dha epërsinë bardhezinjtve, por festa do të përfundonte shpejt. Kur kronometri po maste minutën e 75, Berat Gjimshiti dha një pasi të bukur për Kopmajnersin, duke kapur në befasi prapavijën e Juventusit.

Holandezi e shndërroi në gol asistin e kapitenit të Shqipërisë, duke vulosur rezultatin përfundimtar në 2-2.

Juventusi humb kështu vendin e dytë në renditje, në të cilin tashmë pozicionohet Milani.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button