Aktualitet dhe Lajme

VIDEO/ Moti i keq godet vendin e famshëm arkeologjik të Jordanisë, evakuohen qindra turistë

Share

Një valë e fortë moti të keq ka goditur Petrën, vendin e famshëm arkeologjik të Jordanisë, duke i habitur vizitorët me shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje të menjëhershme. Autoritetet jordaneze evakuuan qindra turistë nga qyteti i lashtë i Petrës të dielën, pasi shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje të menjëhershme.

Evakuimi dhe pezullimi i tarifave të hyrjes në Petra u morën si masë paraprake për të garantuar sigurinë e turistëve. Sipas mediave të huaja mbi 1,500 turistë u larguan në mënyrë të sigurt nga zona falë ndërhyrjes së koordinuar nga mbrojtja civile dhe udhërrëfyesit e vendit.

Megjithatë, nuk pati raportime për lëndime ose dëmtime serioze strukturore të trashëgimisë kulturore. Imazhet e ujit që rrjedh përmes grykave të shkëmbinjve të kuq po bëjnë xhiron në rrjet.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button