Lajmi i funditPërditshmëriShqipëria
VIDEO/ Momente të dhimbshme në Fier, nëna shkon në vendin ku u gjet djali
Krimi i rëndë që ndodhi në Fier, ka tronditur gjithë Shqipërinë.
Pasditen e sotme, nëna e Mateos e shoqëruar dhe nga gra të tjera të shtëpisë kanë shkuar pranë vendit ku u gjet trupi i pajetë i fëmijës.
Së bashku ato kanë shkuar tek banesa dhe kanë kërkuar të futen aty, dhe sipas raportimeve kanë dashur që të vënë flakën.
Por policia nuk i ka lejuar. Mes familjarëve dhe uniformave blu ka pasur tension.
Në fund policia ka lejuar të futen në shtëpinë e Klodian Çalamanit vetëm nënën e Mateos të shoqëruar nga dy gra dhe uniformat blu.
Momentet kur nëna shikon vendin ku u gjet trupi i pajetë i djalit të saj, kanë qenë të dhimbshme.