Lajmi i funditPërditshmëriPersonalitetePolitikëShqipëria

Basha mesazh demokratëve: Ose vazhdojmë betejën, ose shpallemi parti “non grata”

Share

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë i prerë kur është shprehur se nëse Berisha vjen në krye të Partisë Demokratike, kjo parti do të jetë një parti e papranuar për perëndimin.

Burime nga mbledhja e tij me krerët e degëve bëhet me dije se kreu i PD ka folur shume hapur se gjendja e krijuar përfshin drejtpërsëdrejti marrëdhënien e PD me SHBA.

Fjala e Bashës:

Kemi përgjegjësinë historike, përpara demokratëve dhe shqiptarëve, që të mos lejojmë që partia që në 1992 erdhi në pushtet në partneritet të ngushtë me Shtetet e Bashkuara, që ndërtoi lidhjet më të forta me partnerët perëndimorë, të mos përfundojë non grata. Ky është thelbi që disa përpiqen të fshehin nga gjithë kjo histori, si nga ata që e shfrytëzojnë këtë moment për interesa personale, por edhe nga ata që duan të dëmtojnë Partinë Demokratike.

Halli i Berishës është ta kthejë PD në mburojë të veten përballë SHBA. S’njeh asnjë institucion

Prandaj të jetë e qartë për të gjithë, ose ne do të jemi një parti e pranueshme për Perëndimin dhe Shtetet e Bashkuara, mikun tonë të madh, ose do të jemi një parti non-grata. Nuk ka zgjidhje tjetër dhe kushdo me mend në kokë e kupton që është ekzaktësisht kështu./albeu.com/

Një kafe nga ju!

Back to top button