Aktualitet dhe Lajme

VIDEO/ Hysaj u “masakrua” pse uli kokën në golin e dytë përballë Italisë, por ja veprimi i tij në krosin e Pellegrinit që solli barazimin e rezultatit

Share

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj u vu në qendër të kritikave për golin e dytë të Italisë, kur ai uli kokën instiktivisht dhe nuk pengoi topin e quajtur nga Barella që më pas përfundoi në rrjet.

Megjithatë, një video (shikojeni ketu) e shpërndarë së fundmi në rrjet, e filmuar në pozicion këndor, fare pranë flamurit ku Italia ekzekutoi një goditje këndi me Pellegrinin që gjeti Bastonin, i cili nuk e pati të vështirë të shënonte me kokë.

Video e publikuar tregon momentin kur Pellegrini kroson dhe Hysaj përballë tij, kthen kokën, duke mos penguar topin, që më pas shndërrohet në gol nga Bastoni./m.j


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button