Aktualitet dhe Lajme

VIDEO/ Cristiano Ronaldo protagonist në moshën 40-vjeçare, Portugalia përmbys Gjermaninë dhe shkon në finalen e Nations League

Share

Portugalia ka fituar me përmbysje përballë Gjermanisë, në ndeshjen e vlefshme për gjymsëfinalen e Nations League.

Sfida e zhvilluar në stadiumin “Allianz Arena”, përfundoi 1-2 për portugezët.

Në fakt ishin “panzerat” gjermanë të cilët shënuan të parët me Florian Wirtz. Por, Portugalia përmbysi gjithçka me Francisco Conceicao dhe 40-vjeçarin Cristiano Ronaldo, i cili nuk e ka në plan të ndalet.

Kështu, portugezët shkojnë në finalen e madhe të UEFA Nations League. Portugalia pret ekipin me të cilin do të përballet në finale, kundërshtar që do të jetë një mes Francës ose Spanjës.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button