Aktualitet dhe Lajme
VIDEO / 3 minuta i mjaftojnë Italisë, supergoli i Pellegrinit vendos pjesën e parë
Italia ka fituar 1 me 0 pjesën e parë ndaj Ekuadorit. Pjesën e parë e vendosi supergoli i Pellegrinit në minutën e tretë.
Ndeshja luhet në “Red Bull Arena” të ShBA-së dhe Italia ka qenë plotësisht në dominim. Asnjë goditje në portë nga ana e Ekuadorit, teksa dhe përqindja e mbajtje topit flet dukshëm për Italinë.
67% përqind për Italinë dhe 33% për Ekuadorin, që tregojnë dominimin e italianëve në këtë takim.
Italia vjen në këtë takim pas fitores 2 me 1 ndaj Venezuelës, ndërsa Ekuadori mposhti më 22 mars Guatemalën 0 me 2.