Aktualitet dhe Lajme

Vendimi i Gjykatës së Romës për kthimin e emigrantëve/ Ministri i Brendshëm italian: Do të vijojmë përpara me ankimimet

Share

Ministri i Brendshëm italian Matteo Piantedosi u zotua sot se do të vazhdojnë me qendrat italiane në Shqipëri të përpunimit të kërkesave të emigrantëve për azil, pavarësisht një vendimi të gjykatës së Romës që anulon qëndrimin në Gjadër të 12 emigrantëve. Piantedosi tha se skema do të përmbushë parashikimin europian.

“Jo vetëm do të ecim përpara me ankimimet ligjore, por do të ecim përpara edhe me këto nisma sepse nga viti 2026 ajo që Italia po bën në Shqipëri dhe jo vetëm, do të bëhet ligj europian. Ajo që ne po bëjmë do të bëhet ligj europian,” tha ai.

Gjyqtarët e seksionit të emigracionit në Gjykatën e Romës kanë vendosur sot që 12 emigrantët që mbërritë në Shqipëri pak ditë më parë me anijen Libra duhet të kthehen në Itali. Vendimi përcakton se ata duhet të kthehen të gjithë dhe menjëherë, pavarësisht se kërkesat e tyre për azil janë refuzuar nga komisionet territoriale. Vendimi bazohet në vendimin e Gjykatës së Drejtësisë së BE-së të 4 tetorit të kaluar.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button