Aktualitet dhe Lajme
Vdiqën në Tiranë nga mbidoza, mësohet identiteti i ukrainaseve
Dy ukrainase kanë ndërruar jetë gjatë natës së kaluar në Tiranë.
Kanë ndërruar jetë shtetasit ukrainase Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova.
Ukrainaset dyshohet se kanë ndërruar jetë nga mbidoza e ilaçeve.
Mësohet se gratë kanë kërkuar edhe ndihmën e një farmacisteje përpara se të ndërrojnë jetë dhe kur ajo nuk i ka ndihmuar me Xanax, ata e kanë kafshuar punonjësen e farmacisë në dorë.
Ukrainasit kishin marrë banesë me qira ditore. Ata kanë hyrë në Shqipëri në muajin maj.
Lexo më tej: Vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, policia jep detaje: Kanë konsumuar mbidozë ilaçesh
Huazuar nga Lapsi.al