Aktualitet dhe Lajme

“Urdhërojnë vrasjet sikur po porosisin pilaf”- Beci: Emrat në dosjen e SPAK nuk ishin surprizë, janë pjesë e politikës

Share

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci, ka komentuar megaoperacionin e fundit të SPAK, ku u lëshuan 50 urdhër-arreste për personazhe të botës së krimit të organizuar.

I ftuar në studion e emisionit ‘Open’ tha se emrat nuk ishin surprizë, pasi pjesa më e madhe e tyre janë hetuar dhe gjykuar.

“I gjithë ky proces duhej të bëhej në sekret të plotë. Çfarë ndodhi? Sot janë larguar të gjithë, pasi ka kaq kohë që flitet për SKY dhe Encrochat dhe kjo na solli këtë rezultat të sotëm.

Në rast se procedimet do të hetoheshin të ndara, pra pa i bashkuar 4 akuza në një dosje, do të kishim një hetim më të shpejtë.

Dosjen e inceneratorëve SPAK e ndau, ndërsa në rastin e fundit i bashkuan dosjet.

Kemi në dosje ku një person na del viktimë e skenarëve për vrasje dhe pastaj na del si organizator për të kryer vrasje.

Jo vetëm nuk ka surpriza në emrat që dosjen e fundit, por 99% e tyre janë gjykuar dhe dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda, dhe më pas janë liruar nga burgu, përmes procedurave.

Sot që politikës nuk i duhen më këta emra, dhe na erdhën transkriptet, kemi aksionin për kapjen e tyre”, tha Beçi.

Ai theksoi se është një dosje ulëritëse për lidhjet e politikës me krimin.

“Kemi persona që porosisin vrasje, sikur po porosisin pilaf, janë pjesë e politikës”, tha Beçi.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button