fbpx
Lajme nga DibraPërditshmëriPersonalitetePeshkopiShqipëria

Ulsi Manja: Kush keqpërdori besimin e PS dhe popullit do të përgjigjet

Share

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste në Qarkun Dibër, Ulsi Manja, nis “mbledhjen e rripave” për strukturat partiake dy vjet para zgjedhjeve lokale.

Në takimet që zhvilloi në Peshkopi, Kastriot dhe Arras, ai kërkoi nisjen e menjëhershme të analizave reale për shkaqet e humbjes, nivelin e përgjegjësisë të kujtdo drejtuesi, si dhe paraqiti strategjinë për t’u rikthyer tek fitorja. “Ndëshkim dhe vlerësim”, kjo sipas Manjës do të jetë motoja e tij; e para për matrapazët dhe servilët e flamujve të partive që shkaktuan rënien në zgjedhjet e fundit, dhe e dyta për njerëzit e ndershëm dhe punëtorë. “Çdokush që ka keqpërdorur besimin e Partisë Socialiste dhe sidomos besimin e qytetarëve do të ndëshkohet politikisht, por edhe ligjërisht nese ka abuzuar me detyrën. Duhet të ndërtojmë strukturat njerëzore brenda partisë, bazuar tek dhjetëra, qindra e mijëra dibranë të ndershëm e të përkushtuar”, ka thënë Manja, duke paralajmërur në këtë mënyrë një “krehje” jo vetëm të strukturave partiake në këtë qark, por edhe më shumë.

Back to top button