Aktualitet dhe Lajme

U lirua nga Amnistia dhe u nis drejt Anglisë, Leo Roci zhduket në kufirin serbo-kroat

Share

Leo Roci, ka humbur kontaktet me familjen pre 8 ditësh, më 21 maj. 34-vjeçari kishte pak ditë që ishte liruar nga burgu pasi përfitoi nga Amnistia Penale dhe mësohet se ishte nisur drejt Britanisë së Madhe te gruaja dhe fëmijët e tij.

Familjarët dyshojnë se mund t’i ketë ndodhur diçka e keqe nga personat me të cilët ka qenë në burg.

Momenti i fundit kur 34-vjeçari nga Dibra ka folur me familjarët e tij ka qenë në kufirin serbo-kroat.

Denoncimi është bërë nga daja i të riut, Astrit Doda.

Ai ka deklaruar se ka komunikuar me nipin në datën 21 maj në orën 02:30 pas mesnate dhe Leo Roci i ka thënë se ndodhej në doganë në kufirin Serbi- Kroaci, me qëllim që të shkonte në Angi për të punuar.

Pas kësaj ore kjo orë telefoni ka qenë i hapur, zilja binte dhe SMS-të shkonin, por nuk përgjigjej njeri.

Në datën 27 maj thirrjeve telefonike u është përgjigjur një grua që fliste serbisht. Më pas telefonin e mori një burrë që tha gjithashtu në serbisht se punonte në doganë si agjent doganor dhe se telefonin e ka gjetur në rrugë.

Roci është larguar nga banesa për të shkuar drejt Britanisë me datë 19 maj dhe ka udhëtuar drejt Kosovës me autobusin e linjës Durrës-Prishtinë.

Pasi ka arritur në Prishtinë nuk ka patur biletë për më tej dhe ka fjetur në një hotel në kryeqytetin e Kosovës.

Të nesërmen më 20 maj është nisur me një taksi për në Serbi nga dogana Merdare. Pasi ka kaluar doganën taksia e ka çuar në autobusin që nisej për në Beograd.

Prej andej me një taksi tjetër ka shkuar në piken kufitare Serbi-Kroaci, ku ka kontaktuar për herë të fundit me familjarët.

/a.r


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button