Aktualitet dhe Lajme

Analiza / Ngrihet komisioni Xhafa, ku qëndron rreziku?

Share

Partia Socialiste nuk ka humbur kohë dhe pasi votoi me 76 vota të saj rezolutën tashmë të njohur me emrin antikorrupsion, do të miratojë të enjten komisionin parlamenar që sipas deputetëve të qeverisë do të forcojë “ koordinim e mëtejshëm i tre pushteteve kushtetuese, legjislativit, ekzekutivit, gjyqësorit, që do t’i japë një goditje të madhe korrupsionit dhe do të realizojë reformat për Shqipërinë në Bashkimin Evropian në vitin 2030”. Këtë komision planifikohet ta drejtojë Fatmir Xhafa, i cili rikthehet në plan të parë që kur Rama e shkarkoi nga ministër rendi madje e renditi edhe një një vend jo fitues në listën e deputetëve të Tiranës.

LEXO ME TEJ:

PS ngre të enjten komisionin e posaçëm anti-korrupsion. Fatmir Xhafa kryetar?!

Fakti i riafrimit të një prej njerzve të reformës në drejtësi me kryeministrin si dhe shqetësimi i këtij të fundit se SPAK po e hedh hapin më shumë se sa e ka lejen për çështje si ato të inceneratorit apo 5D, i ka bërë shumë opozitarë dhe kritikë të qeverisë ta shohin me dyshim këtë nismë të papritur të qeverisë. Dyshimet i ka shtuar edhe fakti se shumica parlamentare ka hedhur poshtë çdo hipotezë që ky komision, që mendohet se duhet të prodhojë amendime kushtetuesë që kërkojnë 94 vota (pra edhe kartonët e PD-së), të ketë një bashkëkryetar opozitar me të drejtë vetoje. 

Në bazë të këtyre paqartësive janë hedhur disa pandehma: Rama do të prekë reformën në drejtësi. Ai po e bën këtë për të zvogëluar pushtetin e SPAK dhe për të rritur kontrollin mbi të. Ai do të fshijë nga Kodi Penal nenin e “shpërdorimit të detyrës” që po shpie në pranga një pjesë të zyrtarëve të tij dhe që i ka bërë shumë prej tyre të hezitojnë për të firmosur sipas urdhërave të shefit. Frikën se pas gjithë kësaj lëvizje ekziston një plan i fshehtë e ka shumfishuar edhe qëndrimi diplomatik i vendeve kryesore të perëndimit ambasadorët e të cilëve në mënyrë të kordinuar deklaruan se reforma në drejtësi nuk preket. Të nisur nga ky shqetësim diplomatë pranë tyre i kanë kërkuar opozitës të mos e bojkotojë komisionin e ri, ndonëse deputetët e saj nuk e votuan në mënyrë demonstartive rezolutën “anti korrupsion”. Pra shenjat nuk mungojnë se pas tundjes së flamujve për Shqipërinë e vitit 2030 antare të BE-së mund të struket ndonjë qëllim djallëzor.

Dita e drejtësisë/Konflikt mes Ramës dhe ambasadorëve për SPAK?

Por ama deri më tani jemi thjeshtë në rrafshin e hipotezave. Lapsi.al e ka lexuar dhe konsultuar me specialistë tekstin e rezolutës të miratuar në kuvend nga e cila moris shkas komisioni parlamentar që do të drjtojë Fatmir Xhafa. Përpos përpilimeve propagandistike aty nuk gjendet asnjë indicie që mund të përligjë frikërat që u rreshtuan më sipër.  Përveç kësaj ka dhe arsye të tjera që nuk e përligjin ankthin për qëllimet e këqia të këtij komisioni. Së pari është mungesa e kohës. Spao të ngrihet ai do duhet të ndërpritet për shkak të mbi 40 ditëve pushime verore të deputetëve. Më pas vendi futet në periudhë zgjedhore  (pranverë 2025) dhe sipas ligjit në gjashtë muajt e fundit komisioni nuk mund të prodhojë gjë.

Së dyti edhe nëse puna bëhet në kohë rekord, kjo mazhorancë parlamentare nuk i ka numrat këtë mandat për të bërë ndryshime që kërkojnë një shumicë të cilësuar. Pra edhe nëse komisioni Xhafa do të prodhojë propozime, vështirë se ato mund të kthehen në ligje. 

Më këtë mënyrë mund të thuhet se rreziku ndaj idesë të hedhur nga Rama dhe që pritet ta realizojë Xhafa është iracional. Ai më shumë ka qëllime propagandistike për të krijuar përshtypjen se kjo mazhorancë e zhytyr në vjedhje, po reket ta luftojë korrupsionin. Ose një version i dytë është më afatgjatë. duke ditur se gjatë këtij mandati parlamentar Rama nuk bën dot ndryshime për shkak të numrave, ai sikurse mburret shpesh se është disa lëvizje para kundërshtarëve, po mendon pas fitores të 2025. Ai po përgatit terrenin për ndryshime kushteuese dhe në ligjet e reformës në drejtësi, duke synuar se në kuvendin e ardhshëm do të ketë aq vota sa të sigurojë ndryshimin e ligjeve që kërkojnë ⅔.   

©Lapsi.al



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button