Aktualitet dhe Lajme

U kapën me rreth 200 kg drøgë, vihet në pranga një shqiptar dhe një spanjoll

Share

Një shqiptar dhe një spanjoll janë arrestuar nga policia spanjolle pasi u kapën me afro 200 kilogramë drogë, si dhe kishin kultivuar kanabis në qytetin e Albolote.

Sipas mediave të huaja, autoritetet spanjolle kanë sekuestruar më shumë se 190 kilogramë marijuanë gati për shitje, më shumë se 5800 bimëve kanabis sativa në faza të ndryshme të rritjes, dy pistoleta të kalibrit 9 mm, një silenciatori, 4,9 kilogramë hashash, 3 150 euro, bllokues të frekuencash.

Operacioni mbetet i hapur dhe hetuesit vazhdojnë hetimet për të gjetur se kush është përgjegjës për marijuanën e sekuestruar. Ky aksion i Gardës Civile Maracena është pjesë e operacionit Miller, një operacion që po kryhet nga Garda Civile në nivel kombëtar kundër kultivimit dhe trafikimit të paligjshëm të marijuanës.

Agjentët kontrolluan dhjetë shtëpi dhe zbuluan se shtatë prej tyre vepronin si qendra të prodhimit të marijuanës, ndërsa tre të tjerat funksiononin si qendra magazinimi dhe shpërndarjeje të kësaj lënde narkotike. Në njërën prej këtyre banesave u zbuluan edhe gati 5 kilogramë hashash, ndaj hetuesit dyshojnë se kjo banesë mund të funksiononte edhe si pikë e shitjes me pakicë të drogës.



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button