fbpx
Aktualitet dhe Lajme

U dënua me 1 vit burg, Grida Duma bën fjalimin e ‘ndjerë’ për Salianjin: Është bashkudhëtari im!

Share

Grida Duma, deri para 2 vitesh politikania demokrate dhe sot autore dhe drejtuese e një emisioni politik ka bërë një reagim publik në emisionin e saj ‘Top Story’ për vendimin ‘arrest me burg’ për Ervin Salianjin. Më 26 shtator 2024 Gjykata e Apelit e Tiranës la në fuqi dënimin me 1 vit burg për deputetin e PD-së për akuzën e ‘kallëzimit të rremë’ për dosjen “Babale”.

“Ervin Salianji është bashkudhëtari im”, u shpreh Grida Duma në fillim të emisionit “Top Story” që ajo drejton.

Ervin Salianji është një bashkërrugëtar i imi. Thënë këtë me qartësinë e të qenurit gjithmonë e vërtetë në këtë format ku jam autore, mund të them që si bashkërrugëtar timin, e di fare mirë sesi ka zgjedhur ta krijojë identitetin dhe profilin e vetë politik. Një zë denoncues, një zë i cili ka krijuar figurën, denoncimin, identitetin dhe plot lëvizje të tjera të cilat sigurisht rrugëtimi i tij do ta provojë nëse vlenin në këtë nivel ose jo, dhe sesi do ta përballë ai këtë situatë.

Por identitet i krijuar nëpërmjet denoncimeve edhe atëherë kur PD që unë e njoh mirë, ka pasur dyshime nëse duhen kryer këto denoncime për shkak të forcës dhe për shkak të qartësisë se ku çonte përkundrejt një pushteti që sipas PD i kishte të gjitha të dhënat të ishte e dhunshme lufta me kundërshtarin”, tha më tej Duma

Sot pritet të ekzekutohet vendimi për burgosjen e deputetit të PD-së Ervin Salianjit i cili dje me vendim të formës së prerë u dënua me 1 vit burg. Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se sot në mëngjes do të hidhet shorti për të caktuar prokurorin dhe më pas ky i fundit do të firmosë vendimin për ekzekutimin e arrestit. Ndërkohë mund të ketë dhe vetëdorëzim në polici nga ana e vetë deputetit Salianji. Më 8 nëntor 2022 Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma në një deklaratë urgjente për mediat lajmëroi largimin e saj nga politika, duke lënë mandatin e deputetes.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button