Guida dhe guiderHostele dhe BujtinaLajme nga DibraPërditshmëriPeshkopiShqipëriaVisit Diber

Turizmi ne Diber nga kendveshtrimi i nje studentje te sapo diplomuar.

Share
Jehana Salkurti, e sapo diplomuar ne menaxhim biznesi ne shkencat bujqesore, mbrojti diplomen me tirull “kontributi i turizmit ne zhvillimin bujqesor”. Ne komunikuam me te dhe u interesuam te dime disa nga konkluzionet e diplomens ne lidhje me zhvillimin e turizmit ne Diber dhe lidhjet e tij me zhvillimin bujqesor. Jehana e tregua mjaft e gateshme duke na treguar se:
Ne kemi mjaft pasuri natyrore, te cilat mund te permblidhen me vendlindjen e Skenderbeut, Korabin, Lumin Drin, Luren e Kacnine. Kemi nje tradite te shkelqyer te mikpritjes dhe gatime e ushqime tradicionale duke filluar me sheqerparen,bakllavane, hallven, mishin e qingjit e te kecit, jufkat, rakine, lengun e molles, mesorja e “bujtines se jufkave” e shume te tjera. Me mjaft interes ajo sheh kullat e Dibres si ato te Lures, Cidhnes, Sines, Muhurrit, Sohodollit etj.
Jehana spjegon se turizmi ne Diber ka nje fillim te mbare, dhe se me hapjen e rruges se Arberit nevojat per sherbime turistike sa vijne e shtohen. Ajo spjegon se ka mjaft zona te cilat akoma nuk kane asnje sherbim turistik apo e kane ate me mungese. Te tilla ajo permend: Radishti vetem me dy bujtina kur mund te jene afro 10 te tilla, Zagradi, Bellova, Cerjani. Kercishti i Eperm, Erbera, Melani, Ilnica, Greva, Bjeshket e Ilnices,Staraveci,Shimcan, Bahutja,Zimuri, Limjani, Vrejnti, Dypjaka, Venishti, Sllatina, Trojaku,Shumbati, Vesha, Kalla, Radomira, Ujmira, Tejsi, Luznia, Selishta, Muhurri, Sina, Cidhna, Gryke Noka, Mustafja, Gur I Zi, Dardha e Reci. Ne total mund te kemi nevoje per me shume se 170 bujtina e njesi te reja turistike, pa folur per sherbimet e artizanatit.
Si ekonomiste qe eshte, ajo deshiron te demonstroje disa nga treguesit qe kane rezultuar nga te dhenat e mbledhura prej saj.
1.Turist mesatar ditor. Nga 1861 qe eshte sot, mendohet qe shpejt te shkoje ne 4211.
2.Numri i punetoreve direkt te punesuar ne turizem nga 737 qe eshte sot, te shkoje ne 1657.
3.Numri i punetoreve indirekt qe punesohen nga turizmi ne bujqesi sot eshte 1790, mendohet te shkoje ne mbi 3500.
4.Turist mesatar vjetor per nje punetor direkt jane 2.78 dhe ky numer mendohet te jete mbi dyfishin.
5.Kur nje turist qendron 365 dite, sjell 10950 euro ose rrreth 4000 euro neto.Kjo do te thote se nje bujtine duhet te siguroje tre turist ne dite, per te qene te kenaqur me te ardhurat. Sot bujtinat punojne me 20% te kapacitetit te tyre prites.
6.Turizmi siguron sot te ardhura neto 3% te totalit te te ardhurave dhe neser mendohet te siguroje mbi 7% te totalit.
7.Turizmi kontribuon indirekt me 7% ne sigurimin e fuqise punetore, kur neser mendohet te kontribuje mbi 11% te totalit.
Jehana sqaron se turizmi i llixhave sot paraqitet me shume kontribut ne te ardhurat e banoreve dhe punesimin e fermereve.
Treguesit pasqyrojne efektin e madh te turizmit ne te ardhurat per banoret e Dibres dhe punesimin e te ardhurat e fermereve. Turizmi eshte nje treg domethenes per bujqesine.
Duke qene ne periudhen e thirjjes se IV te IPARD II, Jehana ka nje mesazh per te gjitha ato te deshirojne te investojne ne turizem: mos kini frike te investoni ne turizem pasi ai eshte efektiv. Nje projekt i mire qe merr ne konsiderate standartet, traditen, mundesine financiare dhe mundesine e menaxhimit, me siguri do te jete i suksesshem.
Ne gjejme rastin te falenderojme Jehanen per kete mundesi intervistimi qe na dha dhe ti urojme asaj suksese ne vazhdimin e studimeve per master.

Një kafe nga ju!

Back to top button