Aktualitet dhe Lajme

Tragjike/ Po kryenin punime në sistemin e kanalizimeve, humbin jetën 5 punëtorë, ishin pa maska

Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku pesë punëtorë kanë gjetur vdekjen nga gazi toksik që dyshohet se ka qarkulluar në sistemin e kanalizimeve ku ishin duke punuar në Casteldaçia të Palermos.

Grupi prej 6 personash mbetën të bllokuar në tunelet e strukturës nëntokësore, teksa po punonin për mirëmbajtjen e impiantit të ngritjes së ujërave të zeza, në breg të detit.

Bëhet fjalë për 71-vjeçarin Epifanio Assazia, i cili duhet të jetë bashkëpronar i kompanisë “Quadrifoglio”, Giuseppe Miraglia, Roberto Raneri, Ignazio Giordano dhe Giuseppe La Barbera.

Mësohet se ata nuk kishin vendosur maska.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button