fbpx
Aktualitet dhe Lajme

“Parazitët, larg trupit tonë”, Rama: Të korruptuarit e administratës, tradhtarë të dyfishtë!

Share

Kryeministri Edi Rama pati një fjalim para grupit parlamentar dhe kabinetit qeveritar këtë të martë. Ai u ndal ndër të tjera tek reforma në drejtësi.

E këtë e sheh si krenari falë luftës së Partisë Socialiste, për të cilën thotë se askush nuk ua mohon e nuk ua merr dot.

Sipas Ramës, pa guximin dhe vendosmërinë e PS në këto vite, nuk do të kishte rilindur besimi i shqiptarëve tek drejtësia.

Ai i quajti parazitë zyrtarëte  korruptuar duke u shprehur se mbi të gjitha janë tradhtarë ndaj vendit dhe PS.

“Prandaj edhe asnjëherë askush që ka qenë pjesë përbërëse apo zgjatim i pushtetit politik nuk është hetuar dhe gjykuar nga një drejtësi e pavarur sic po ndodh sot. Me krenarinë për ardhjen e kësaj dite vetëm falë kësaj lufte vendimtare për Shqipërinë që ne Partia Socialiste e kemi hapur dhe po zhvillojmë prej 10 vjetësh nuk na e mohon dhe nuk na e merr dot askush. Pa forcën udhëehqësenguximin dhe vendosmërinë e PS këto 10 vjet sot nuk do të kishte rilindur besimi i shqiptarëve tek drejtësia. Nuk do ta kishte Shqipëria e sotme asnjë shans që ta shihte atë që po sheh, rrëzimin e monumentit më të shëmtuar të trashëgimisë sonë, monumentit të kulturës së pandëshkueshmërisë”, tha Rama.

“Të jemi të qartë gjurma jonë në histori nuk do të varet vetëm nga kthesa e ndryshimit tërësor ku e kemi futur shtetit shqiptar, por do të varet nga sa më tej akoma sot e më tutje ne, Partia socialiste, do ta bëjmë të pakthyeshëm këtë progres të dukshëm në sytë e të sotmes por asesi të mjaftueshme për sytë e të nesërmes”, shtoi më tej ai.

/a.r


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button