Aktualitet dhe Lajme

Tragjedia në Shkodër/ Palombarët e RENEA-s në kërkim të trupit të nënës me 2 fëmijët, sekuestrohen kamerat e sigurisë

Share

Vijojnë kërkimet për gjetjen e trupave të nënës dhe dy fëmijëve të saj, të cilët dyshohet se janë mbytur në lumin Buna.

Ndërkohë, ditën e djeshme u gjet trupi i pajetë i 9-vjeçares, ndërsa pas hekurave ra babai i saj për akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes së vogëlushes.

Kjo e fundit kishte në trup shenja dhune, që dyshohet se janë bërë nga babai i saj.

Teksa opinioni publik u trondit nga ngjarja e rëndë, i gjithë reparti RENEA është stacionuar në Shkodër, ku po vijon kërkimet me palombarë, ndërkohë që terreni është i vështirë.

Raportohet se kërkimet po vijojnë që nga ura e vjetër e lumit Buna, deri në grykëderdhjen e Velipojës, ndërsa në ndihmë kanë ardhur në peshkatarët dhe banorët e zonës.

Sakaq janë marrë dhe po merren në pyetje familjarë të nënës 39-vjeçare, Alma Arrazi, të cilët konfirmojnë se gruaja dhunohej sistematikisht.

Po ashtu, mësohet se policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të disa bizneseve për të parë lëvizjet e fundit të nënës me 3 fëmijët, për të verifikuar dhe nëse ishte e vetme me ata apo dikush i shoqëronte.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button