Aktualitet dhe Lajme

Tragjedia në Koçan/ Në gjendje kritike për jetën, shtatë të plagosur nga zjarri dërgohen në spitalet e Spanjës

Share

Shtatë persona të plagosur rëndë nga zjarri që shpërtheu në disktotekën e Koçanit të Maqedonisë së Veriut do të dërgohen për trajtim në dy spitale të njohura në Madrid, Spanjë.

Sipas raportimeve të mediave spanjolle, “ABC Madrid dhe 20minutos”, autoritetet spanjolle kanë pranuar kërkesën e autoriteteve maqedonase për ndihmë dhe janë duke i ofruar kujdesin e nevojshëm.

Pesë nga këta pacientë do të dërgohen në Spitalin La Paz, ndërsa dy të tjerë do të trajtohen në Spitalin Getafe, një qendër me reputacion ndërkombëtar për trajtimin e djegieve.

Ngjarja e rëndë u regjistrua gjatë orëve të mëngjesit e së dielës, ku 59 të rinj humbën jetën dhe mbi 196 mbetën të lënduar si pasojë e flakëve që kanë përfshirë një lokal nate ku ndodheshin mbi 1500 persona duke festuar. Sipas raportimeve, viktimat janë të moshave 15-25 vjeç, ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të 16 marsit, në klubin e natës “Koçani Pulse”.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button