Aktualitet dhe Lajme

Tragjedi në Serbi, çifti i të rinjve vret fëmijët një dhe tre vjeç, më pas hidhen nga kati i 17-të

Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Serbi.

Sipas informacioneve jozyrtare, sot policia ka gjetur trupat e dy fëmijëve në rrugën Toma Maretić në Petrovaradin, të cilën e lidh me vetëvrasjen e dyfishtë në Novi Sad që ndodhi të premten në mbrëmje.

Të premten rreth orës 22:00, ekipi i emergjencës ka dalë në terren në Bulevardin Cara Lazara 7, ku një 25-vjeçar dhe një grua 23-vjeçare janë hedhur nga një pallat 17-katësh.

Çifti i martuar nuk jetonte në atë pallat, por sipas informacioneve jozyrtare, në banesën në Petrovaradin ku jetonin, kanë vrarë fëmijët e tyre, një dhe tre vjeç, dhe më pas janë drejtuar për në Novi Sad, kanë thyer derën nga dalja në tarracën e pallatit dhe më pas janë hedhur.

Nuk dihen më shumë detaje për shkaqet e kësaj tragjedie./albeu.com




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button