Aktualitet dhe Lajme

Tragjedi në Mal të Zi! I vdiq djali, ish-efektivi nuk duron dot dhimbjen, ekzekuton të gjithë familjen dhe veten

Share

Një ish-efektiv policie ka vrarë famiiljen e tij dhe më pas veten në Podgoricë të Malit të Zi. Vijesti shkruan se tragjedia ka ndodhur gjysmë ore pas mesnate.

Ish-efektivi i policisë me inicialet M.D ka vrarë gruan dhe djalin me armë zjarri dhe më pas ka qëlluar veten. Në deklaratën e Drejtorisë së Policisë, thuhet se M.D. ishte punonjës i tyre në pension, ndërsa gruaja e tij ishte edukatore, raportojnë mediat e huaja.

Hetimet në vend janë kryer nga prokurori i shtetit në Prokurorinë e Lartë në Podgoricë me pjesëmarrjen e ekspertëve balistikë dhe oficerëve të Departamentit të Sigurisë në Podgoricë. Sipas informacioneve të disponueshme, arma e cila është përdorur si mjeti i kryerjes së kësaj vepre ka qenë në posedim privat, në vendngjarje janë gjetur edhe dy armë zjarri, për të cilat policia do të konstatojë nëse ato janë në posedim të ligjshëm”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Policisë.

Ata shtojnë se sipas të dhënave që disponon aktualisht Drejtoria e Policisë, dyshohet se motivi i këtij krimi ka qenë gjendja e akumuluar e shkaktuar, pasi djali i tij ka ndërruar jetë.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button