Aktualitet dhe Lajme

Trafikantët shqiptarë fshehin para në parajsa fiskale

Share

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani ka raportuar në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, në lidhje me bilancin e punës për vitit 2022, të institucionit që ai drejton.

Gazetarja e ABC News, Esiona Konomi, e cila ndoqi raportimin e Dumanit, deklaroi se kreu i SPAK, shprehu shqetësimin për faktin që një numër i madh kriminelësh shqiptarë që janë në kërkim, po strehohen në Dubai dhe nuk mund të përballen me drejtësinë shqiptare, pasi nuk ka një marrëveshje ekstradimi.

Ndër të tjera, Dumani tha gjatë fjalës së tij, se trafikantët shqiptarë po fshehin para në parajsat fiskale, si dhe kanë kanë vendosur kontakte të drejtpërdrejta me Amerikën Latine.

“Ai tha me krenari se puna kryesore e SPAK, ndër të tjera ka lulëzuar në atë që ai e quajti sekuestrimi i pasurive të prodhuara nga krimi. Madje, Dumani tha se jo vetëm është hetuar pasuria e atyre që janë dënuar në Shqipëri, por është hetuar dhe sekuestruar sipas rastit, edhe pasuria e atyre shqiptarëve që janë dënuar jashtë vendit për çështje të ndryshme, kryesisht për krimin e organizuar dhe trafikun e lëndëve narkotike. Në këtë aspekt. Dumani nënvizoi se shqiptarët konsiderohen nga autoritetet e huaja, si grupe kriminale me impakt të rëndësishëm në trafikun e narkotikëve, duke specifikuar se tashmë, drejtuesit shqiptarë të bandave kanë vendosur kontakte të drejtpërdrejtë me Amerikën Latine, aty ku prodhohet kokaina.

Ai tha se trafikantët shqiptarë kanë sofistikuar mënyrën se si komunikojnë me njëri-tjetrin, duke përdorur aplikacione që janë të papërgjueshme ose jo lehtësisht të dëgjushme nga hetuesit, dhe paratë po i trasnferojnë përmes disa kanaleve jo formale të transfertave të parave. Shqiptarët po investojnë në parajsa fiskale, në ato vende ku nuk je i detyryar të tregosh burimin e parave. Shqetësim shprehu për Dubain, duke thënë se është një qytet i cili po strehon një numër të madh të kërkuarish shqiptarësh për vepra të rënda penale, por nuk vijnë në Shqipëri të përballen me drejtësinë, sepse nuk ka një marrëveshje ekstradimi”, theksoi gazetarja Konomi./abcnews.al




Huazuar nga abcnews.al

Një kafe nga ju!

Back to top button