Aktualitet dhe Lajme
GJKKO pushon padinë për shpifje të Bashës ndaj Veliajt

schedule11:59 – 26 Maj, 2023
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar këtë të premte ka vendosur pushimin e padisë së bërë nga ish kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.
Gazetari Ermal Vija raporton për ABC News se togat e zeza pushuan çështjen, pasi sipas tyre në lidhje me këtë çështje nuk është paraqitur as Basha dhe as avokatet e tij.
Ndërkaq kujtojmë se padia e Bashës, ndaj Veliajt kishte të bënte me deklaratat e rreme që ky i fundit kishte bërë për pasurinë, shtëpinë dhe rezidencën./abcnews.al