Aktualitet dhe Lajme

Tom Doshi vijon akuzat ndaj Benet Becit: Bën punën e PD në Bashki

Share

Kryetari i PSD Tom Doshi, ishte përsëri shumë i ashpër me kryetarin socialist të bashkisë së Shkodrës Benet Beci, duke akuzuar atë se po bën presione ndaj njerëzve për t’u marrë votën.

Doshi tha se Beci nën siglën e PS ënë fakt po bën punët e PD si kryebashkiak….

Në 2025 Benet Beci iu bën presion njerëzve me ndihmë sociale, duke i kërcënuar se do ua ndërpresë atë nëse nuk votojnë PS.

I infiltruari i Sali Berishës erdhi me mision që të shkatërrojë PS në bashkinë e Shkodres nuk ka asnjë drejtor socialist, janë të gjithë të ardhur nga PD. Beneti është sigël të PS por bën punët e PD.

Iu bëj thirrje socialistëve të votojnë PSD se pas zgjedhjeve Beneti do shkojë në burg. Vota për PSD është nderi më i madh që i bëjmë Benetit”, tha Doshi para qytetarëve në Shkodër.

Doshi kërkoi që të gjithë qytetarët në qarkun e Shkodrës të votojnë PSD-në, që sipas tij është e vetmja forcë politike që i përfaqëson denjësisht.

“Këta kanë hallin se ne marrim 3 deputetë, se për 2 e kanë pranuar vetë. Kam besim se administrata dhe ata që marrin ndihmë sociale dhe që kanë probleme shëndetësore do votojnë PSD.

Unë kam qenë 20 vjet që kam qenë edhe në krye të PS së Shkodrës, por karakterin tim të fortë nuk e durojnë servilat e PS. Ata që janë në lisën e mbyllur nuk kanë lidhje me PS e Shkodrës, ndaj socialistët të votojnë PSD dhe Tom Doshin sepse unë jam deputet!”, deklaroi kreu i PSD.

Këtë takim elektoral, kreu i socialdemokratëve Tom Doshi, e zhvilloi me banorët e lagjes “Mark Lula” në Shkodër.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button