Aktualitet dhe Lajme

Tom Doshi kërkon arrestimin e Benet Becit: SPAK të pastrojë Bashkinë

Share

Gjatë një takimi elektoral në Shkodër, kreu i PSD, Tom Doshi, ka sulmuar ashpër socialistë. Doshi në fjalën e tij ka deklaruar se socialistët duhet t’i kërkojnë falje Shkodrës që kanë mbështetur për kryetar Bashkie, Benet Becin, për të cilin tha se është i infiltruari i Sali Berishës.

Ai i bëri thirrje SPAK-ut, që të pastrojë Bashkinë e Shkodrës dhe të arrestojë kryebashkiakun Benet Beci.

“Duhet t’i kërkojmë falje Shkodrës që mbështetëm këtë njeri të marrë në krye të bashkisë, nuk e dinim që ishte i infiltruar i Sali Berishës. U garantoj të gjithë atyre që janë larguar nga puna, brenda majit, do të kthehen në punë. Më vjen keq për socialistët, që sot në listën fituese nuk ka asnjë socialist. I ka sjellë nga PD-ja nënkryetari i bashkisë që ishte. Atij i erdhi emri për të votuar në Primaret e Sali Berishës.

E kemi mbështetur PS-në dhe do ta mbështesim, por jo me njerëz që do të shkojnë pas hekurave si Benet Beci. Edhe kur të vijnë zgjedhjet e parakohshme pa PSD-në, nuk fitohet Bashkia e Shkodrës. Unë e kam mbështetur reformën në drejtësi dhe i bëj thirrje SPAK-ut të vijë të na pastrojë bashkinë se ky njeri po bën çdo ditë të këqija në Shkodër. Është bërë një Pazar, si të ishte pazar i gjësë së gjallë”, tha Doshi.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button