Aktualitet dhe Lajme

Tiranë/ Sherr mes dy nxënësve në shkollën ”Qemal Stafa”, plagoset një 15-vjeçar

Share

Dy nxënës të shkollës “Qemal Stafa, janë konfliktuar me njëri-tjetrin, duke ҫuar kështu në plagosjen e një 15-vjeҫari.

Njoftimi:

“Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 08.01.2024, në Rrugën e Durrësit, në ambientet e shkollës “Qemal Stafa”, janë konfliktuar dy nxënës shkolle, të moshës 15-vjeç.

Gjatë konfliktit është dëmtuar lehtë në këmbë, me mjet prerës, njëri prej tyre.

Shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button