Aktualitet dhe Lajme

Tiranë: 31-vjeçari i dehur në timon futet me semafor të kuq dhe…

Share

Një shofer 31-vjeçar u arrestua nga Policia Rrugore në Tiranë pasi në vetëm pak minuta bëri disa shkelje.

Si fillim po i jepte makinës në gjendje të dehur. E teksa ndodhej në rrugën “Sami Frashëri”, u fut me semafor të kuq… për pasojë u përplas me një tjetër makinë dhe la të lënduar shoferin e saj.

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin V. K., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Sami Frashëri”, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Skoda”, dyshohet se ka vazhduar lëvizjen ndërkohë që semafori ishte i kuq dhe është përplasur me automjetin tip “Toyota”, me drejtues shtetasin A. K., 47 vjeç. Si pasojë ka pësuar dëmtime të lehta shtetasi A. K., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, tha Policia e Tiranës në një njoftim për mediat.

/a.r


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button