Lajme nga DibraLajmi i funditPërditshmëriShqipëria

Thirrje: Bëni kujdes tek Rruga e Arbrit

Share

????Drejtoria Vendore e Policisë Dibër????

❄Policia Rrugore e Dibrës, pavarësisht temperaturave atmosferike të ulëta ndodhet në krye të detyrës ????‍♂️????‍♀️❄????

⚠️⚠️Byppas-i, i rrugës së Arbërit, është përfshirë nga reshje dëbore ❄????duke sjell vështirësi në qarkullim për ????????drejtuesit e automjeteve.

Shërbimet e Policisë ????‍♀️????‍♂️????Rrugore të DVP Dibër, ndodhen në shërbim në të gjithë aksin e këtij byppas-i, për të drejtuar qarkullimin rrugor, me qëllim parandalimin e çdo aksidenti sado i vogël të jetë ai, si dhe për t’i ardhur në ndihmë çdo drejtuesi mjeti që mund të ketë probleme.

Policia e Dibrës, u bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës, të shmangin lëvizjet e panevojshme në këtë aks rrugor, të tregojnë kujdes maksimal, dhe të përdorin paisjet dimërore për automjetet.

 

Back to top button