Vijojne takimet sensibiloziese kunder kancerit te gjirit!
Sot nen kujdesin e Njvksh Diber,ne bashkepunim dhe me prefekturen Diber ne ambjentet e pallatit te kultures Peshkopi u zhvillua takimi perbylles me fokus: Sensibilizimin e te gjitha grave,nenave, dhe motrave tona, per parandalimin ne kohe te kancerit te gjirit!
Kenaqesi dhe nder i vecante qe sot ketij takimi iu bashkuan Ministri i drejtesi Z. Ulsi Manja, deputeti i zones Lavdrim Krashi, si dhe Sekretarja e pergjithshme e prefektures znj, Donika Hiseni,
Gjate takimit u dhane mesazhe te forta lidhur me rendesine qe ka diagnostikimi ne kohe i kontrollit te gjirit!
Mirenjohje dhe falenderime pa fund per punen e bere deri tani, jo vetem nga stafet tona shendetesore por dhe per solidarizimin e te gjitha grave ne kte proces jetik
Aktiviteti u mbyll me nje marshim pergjate gjithe bulevardit”Elez Isufi”
Ne shenje solidariteti dhe sensibilizimi per te gjithe grate dhe vajzat e Rrethit Diber, per te kujtuar te gjitha miket, nenat dhe motrat tona te bejne kontrollin e gjirit!