Aktualitet dhe Lajme

Tension në Komisionin e Medias, Noka dhe Bardhi përplasen me demokraten Flutura Açka

Share

Mbledhja e Komisionit të Medias, që drejtohet nga demokratja Flutura Açka, e cila është e rreshtuar në radhët e Lulzim Bashës, ka pasur tensione.

Opozita ka ndërhyrë në mbledhjen e Komisionit të Medias dhe ka penguar këtë mbledhje.

Deputetët e Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Flamur Noka, janë përballur me kolegen e tyre demokrate Flutura Açka, e cila drejton Komisionin e Medias, ku të pranishëm ishin edhe deputetët e Partisë Socialiste.

Bardhi dhe Noka i kërkuan Açkës, të ndërpresë komisionin dhe “mos t’i shërbejë Edi Ramës”, siç thanë ata.

“Mos u bëni fasadë, ngri zërin për komisionet hetimore. Ngri zërin për të drejtat e opozitës. Në atë karrige je aty me votat tona. Leji deklaratat, përrallat e Edi Ramës o Flutura. Je me votën time aty, nuk je me votën e Evis Kushit. E kemi pasur përballë Evis Kushin. Po i shërben Edi Ramës. Turp. Fike mikrofonin tani. Turp se je dhe zonjë, ti shërbesh Edi Ramës. Për çfarë i bën këto skena tani”, ju drejtuan Gazment Bardhi dhe Flamur Noka, Flutura Açkës.

Mes tyre pati edhe përplasje pasi deputetët Noka dhe Bardhi fikën mikrofonat me forcë, teksa përdornin edhe zhurmues për të mos lejuar diskutimet.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button