Aktualitet dhe Lajme

Tension në kampin e Gjermanisë, Rudiger përleshet me një bashkëlojtar

Share

Qendërmbrojtësi i Real Madridit, Antonio Rudiger dhe sulmuesi i Dortmundit, Niclas Fullkrug u përballën me njëri tjetrin para më pak se dhjetë ditë më parë në finale të Ligës së Kampionëve, dhe dyshja kanë rifilluar “betejën” e tyre në kampin e Gjermanisë para fillimit të Euro 2024.

Dyshja ishin shumë afër një përleshje fizike siç raporton gazeta gjermane BILD, pas një përleshje gjatë seancës stërvitore.

Rudiger raportohet se e ka shtyrë Fullkrugun ndërsa sulmuesi i Dortmundit menjëherë iu kundërpërgjigj me një fjalor që mendohet të jetë ofendues.

Ndihmëstrajneri Sandro Wagner kishte ndërhyrë për të ndarë dyshen, ndërsa Rudiger në mënyrë tallëse e duartrokiti bashkëlojtarin e tij.

E njëjta gazetë ka raportuar se dy lojtarët kanë ndarë paraprakisht një marrëdhënie të shkëlqyer, e cila daton që nga ditët e tyre të para në kombëtare.

Kjo ishte diçka e çuditshme pasi që të gjithë bashkëlojtarët e Rudigerit kanë thënë fjalë të mira për të dhe ai është një person shumë i dashur në zhveshtoren e Real Madridit.

Gjermania do ta luajë ndeshjen hapëse të Euro 2024 ditën e premte, ku për kundërshtar do ta ketë Skocinë dhe ndeshja do të luhet me fillim nga ora 21:00. /Telegrafi/




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button