Të martën demokratët në protestë, organizatorët përcaktojnë zonat që do i bllokohen Tiranës
Pas takimit të kryetarit demokrat Sali Berisha me drejtuesit e qarqeve, ku u dha porositë për protestën e së martës, orientimet e posaçme erdhën për deputetët.
Përmes një ndarje sipas deputetëve në qarqe, organizatorët kanë përcaktuar dhe zonat që do të bllokohen nga protestuesit gjatë pasdites së 26 nëntorit.
Pranë godinës së Bashkise do jenë deputetët Edi Paloka, Dhurata Çupi, Lodovik Hasani, Tritan Shehu, Ina Zhupa bashkë me mbështetësit e degëve 7, 9 dhe 10.
Bllokimi i qarkullimit është parashikuar në zonën e Zogut të Zi.
Pranë urës në Rrugën e Elbasanit do të qëndrojnë demokratët e njësive 1, 2, 3, 4, të Qarkut Dibër, Qarkut Elbasan dhe Qarkut Korçë me deputetët Flamur Noka, Jorida Tabaku.
E bllokuar parashikohet të jetë dhe zona tek Sheshi Wilson me demokratët e degës 5, 12 dhe ato të Qarkut Fier, Berat, Vlorë, ku pranë tyre do të qëndrojnë deputetët Gazmend Bardhi e Bujar Leskaj.
Tek zona e njohur si Pallati me Shigjeta do të qëndrojnë dega 6, 13, 15, 16 si dhe Qarku Lezhë e Shkodër, me deputetët Agron Gjekmarkaj dhe Helidon Bushati.