
Tajfuni “Jangmi” ka goditur Japoninë. Tajfuni u zhvendos në veri drejt ishullit kryesor jugor të Japonisë, Kyushu, duke shkaktuar erëra të forta dhe mot të keq në Okinaëa, ku katër persona u lënduan.
Si pasojë e stuhisë transporti u ndërpre, duke bërë që linjat ajrore kryesore të anulojnë disa fluturime nga Okinaëa dhe ishulli Amami-Oshima në provincën Kagoshima.
Ndërprerje të mëtejshme të fluturimeve priten të martën për linjat që shërbejnë në Kyushu dhe ishullin Shikoku.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë paralajmëroi për erëra të forta dhe reshje të dendura shiu, duke ngritur shqetësime për rrëshqitje dheu, përmbytje në zonat e ulëta dhe lumenj që dalin nga shtrati në rajonin Amami dhe pjesë të Japonisë perëndimore deri të mërkurën.
starnews.al
Reklama
