Aktualitet dhe Lajme

Sylvinho: Zgjedhje të vështira, dera e kombëtares e hapur, në Europian për maksimumin

Share

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho shpjegoi në konferencë zgjedhjet e bëra për listën e Europianit. Në fjalën e tij, tekniku kuqezi u shpreh se alternativat janë të shumta dhe se do marrë më të mirën nga grupi.

“Jam krenar që erdhi ky moment. Trajneri dhe stafi kanë falënderim të veçantë për ata që kontribuan, kam mirënjohje për të gjithë. Zgjedhjet janë bazuar në proces të gjatë studimi.

Kemi bërë zgjedhjet për të përballur me sukses një fazë finale europiani. Puna në Kombëtare është ndryshe nga klubet. Ne në miqësore i dhamë mundësi disa lojtarëve. Dera e kombëtares është e hapur. Ne provuam lojtarët që donim, por nuk kemi kohë për eksperimente. Finalet e Europianit kanë specifikë. Jam i bindur se grupi është 100 përqind. Zgjedhja ime është e vështirë, faleminderit të gjithë. Ne do shkojmë në Europian me optizëm.


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button