Aktualitet dhe Lajme

Studimi/ Qentë mund të lidhin fjalët me objektet

Share

Qentë janë në gjendje të kuptojnë disa fjalë që iu referohen objekteve në mënyrë të ngjashme sikurse njerëzit. Kështu thotë një studim që ka analizuar valët në trurin e qenve, duke ofruar dëshmi mbi mënyrën se si funksionon truri i qenve.

Qentë janë në gjendje të njohin fjalë që nxisin ata të bëjnë veprime dhe kjo nuk është befasi për pronarët e qenve, të cilët u thonë kafshëve të tyre shtëpiake të “ulen” apo “të kapin topin”.

Sipas hulumtimeve që u krye për 18 qen në Universiteti Eotvos Lorand në Budapest u arrit në përfundimin se ata mund të aktivizojnë kujtesën e tyre për një objekt kur të dëgjojnë emrin e tij.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button