Aktualitet dhe Lajme

Sonila Meço merr “timonin” e “Ferma VIP”, çfarë ndodhi me Fjoralbën dhe Bes Kallakun?

Share

Gjysmëfinalja e “Ferma VIP” ka nisur në një mënyrë krejt të pazakontë. Spektakli u hap nga opinionistja Sonila Meço, për shkak të dy të papriturave që ndodhën vetëm disa minuta para nisjes së spektaklit të madh.

Moderatorja Fjoralba Ponari për shkak të një problemi shëndetësor nuk mund të jetë pjesë e gjysmëfinales, por premton se do të jetë në finale.

Nga ana tjetër, Enkel Demi do të “zëvendësojë” Kryeplakun, Bes Kallaku. Shkak është bërë anulimi i fluturimit të avionit me të cilin ky i fundit do të kthehej në Tiranë.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button