Aktualitet dhe Lajme

Slot: PSG-Liverpool, një sfidë mes dy skuadrave të mëdha

Share

“Paris është një nga skuadrat më të forta në Evropë, siç mund ta shihni nga mënyra se si ata kanë luajtur në muajt e fundit. Është një ndeshje e mrekullueshme që nuk duhet humbur për këdo që e do futbollin. Të dy kemi shënuar shumë gola këtë sezon dhe luajmë në të njëjtën mënyrë, kështu që do të jetë interesante”.

Kështu, menaxheri i Liverpool-it, Arne Slot, foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër PSG-së.

“Luis Enrique ka bërë shumë gjëra të mëdha në Paris, njëra prej të cilave është përmirësimi i paraqitjeve individuale. Të dyja skuadrat kanë sulmues në formë të shkëlqyer. Mendoj se kjo skuadër parisiene është edhe më e mirë se ajo që arriti në gjysmëfinale sezonin e kaluar”.

“Është një kompliment i bukur që ne jemi skuadra më e mirë në Evropë, por skuadra më e mirë në Evropë duhet të fitojë Ligën e Kampionëve dhe ne jemi ende shumë larg nga kjo. Skuadra më e mirë në Evropë për momentin është Real Madrid, i cili e fitoi herën e fundit”.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button