Aktualitet dhe Lajme

Skafisti nga Vlora: Në kohën e Enverit sukses ishte të kishe një femër të bukur

Share

74-vjeçari nga Vlora, i cili e ka pasur gjithë jetën e tij të lidhur ngushtë me detin, rrëfen se krahas peshkimit, është marrë edhe me kalimin e njerëzve nga Shqipëria drejt brigjeve të Italisë.

Po teksa foli për punën e tij, për emisionin “Real People” në  Euronews Albania, ai u ndal dhe tek jeta personale.

Ai tha se kur ishte i ri ishte pashëm, ndërsa në kohën e komunizmit, sukses ishte të kishe një femër të bukur.

“Edhe në kohën e Enverit kam livadhisur. Isha i gojës dhe i pamjes. Sukses për një djalë ishte të kishe një femër të bukur. Kishte lezet. Këto që thonë se kam shumë është e rëndë. Këta vriten për një femër, ne nuk vriteshim.

Kishte konkurrencë se kush kapte më të mirën. Jeta ndonjëherë është fat. Më ka ardhur keq sepse jam tallur. U martova 34-vjeç kisha hallin se mos mbetesha i pamartuar. Kam pasur shumë dëshirë të kisha një fëmijë. Doja të bëhesha baba”-tha ai./m.j


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button