Aktualitet dhe Lajme

Skafisti i Vlorës: Vlonjat nuk bëhesh as për 100 vjet, fierakët shpresojnë kot

Share

Serveti, peshkatari 74-vjeçar nga Vlora, shprehet se ka njohur shumë fierakë të cilët duan të bëhen “pak vlonjatë”, duke thëne se e njohin detin.

Sipas tij kjo gjë është shumë e vështirë se fierakët nuk mbajnë mend as emrat e peshqve, e jo më të bëhen vlonjatë të vërtetë, gjë për të cilën nuk mjaftojnë as 100 vite.

“Jam 74-vjeç. Që në moshën 6-vjeçare u mora me detin. Familjarët e mi nuk kanë qenë të apasionuar pas detit. Vlonjat nuk bëhesh dot kurrë. Vijnë fierakët por vlonjat nuk bëhesh dot kurrë.

Shkollën nuk e shikoja dot me sy. E kam pas vdekje shkollën. Doja të isha i lirë. Babai më la 9-vjeç, unë u rrita rrugëve”-tha ai./m.j


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button