Aktualitet dhe Lajme

Situata me reshjet/ Ndalohet qarkullimi për mjetet e rënda në Qafë-Thanë

Share

Situata e krijuar në vend nga reshjet e dendura ditën e sotme vazhdon të jetë problematike.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, grupet e punës në terren vijojnë ndërhyrjet veçanërisht në qarqet Shkodër, Dibër, Kukës, Elbasan, Korçë.

Po ashtu mësohet se në aksin Elbasan-Qafë Thanë është ndaluar qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë.

‘Situata e krijuar nga moti i keq në të gjithë vendin është në monitorim të vazhdueshëm të të gjitha strukturave shtetërore.

Grupet e punës në terren vijojnë ndërhyrjet deri në zonat më të thella për të qenë pranë çdo banori, veçanërisht në qarqet Shkodër, Dibër, Kukës, Elbasan, Korçë, ku reshjet e borës dhe shiut kanë krijuar problematika.

Në aksin Elbasan-Qafë Thanë është ndaluar qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, për shkak të reshjeve të borës.

Përsërisim thirrjen për të gjithë qytetarët të kufizojnë lëvizjet e panevojshme në këtë situatë dhe të kërkojnë ndihmën e strukturave vendore në rast nevoje!’, thuhet në njoftim.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button